Transmetuar më 31-10-2026, 07:51

POGRADEC, 31 Tetor 2026 — Një zjarr ka shpërthyer pak para mesnatës në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në qytetin e Pogradecit, duke përfshirë një pjesë të godinës në pronësi të biznesmenit Thoma Tori. Nga incidenti fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale mbeten ende në fazë vlerësimi.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dyshohet se shkak për ndezjen e flakëve është bërë një shkëndijë elektrike në rrjetin e godinës. Kjo është hera e dytë që i njëjti biznes përballet me një ngjarje të këtij lloji. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit