

NJEW YORK, 30 Tetor 2026 — Kosta-rikanja Rebeca Grynspan ka konsoliduar pozicionin e saj si favoritja kryesore për të marrë drejtimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke marrë 11 vota pro dhe 4 kundër gjatë raundit të shtatë të votimit sondazh (straw poll) në Këshillin e Sigurimit.
Sipas rezultateve të raundit të shtatë, renditja e kandidatëve dhe dinamika e garës për pasuesin e Sekretarit të Përgjithshëm përmblidhet si më poshtë:
Rebeca Grynspan: Udheheq garën me 11 vota pro dhe 4 kundër, duke shënuar një rritje nga 9 votat e raundit të mëparshëm.
Rafael Grossi: Renditet në vendin e dytë me 9 vota pro, 4 kundër dhe 2 abstenime (nga 8 vota pro që kishte marrë më parë).
Caroline Rodríguez Birkett: Siguroi 8 vota pro, 6 kundër dhe 1 pa opinion.
Lana Nusseibeh: Kandidatja e paraqitur zyrtarisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe më 21 tetor hyri për herë të parë në proces, duke marrë 7 vota pro, 6 kundër dhe 2 abstenime.
Kandidatët e tjerë: Olara Otunnu mori 4 vota pro dhe 11 kundër, María Fernanda Espinosa mori vetëm 2 vota pro, ndërsa Yvonne A-Baki siguroi 1 votë pro.
Procesi i votimit sekret nuk zbulon nëse votat kundër ndaj kandidatëve kryesues vijnë nga ndonjë prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit (SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar), të cilët gëzojnë të drejtën e vetos.
Ndërkohë, ish-presidenti i Senegalit, Macky Sall, është tërhequr zyrtarisht nga gara, ndërsa Turqia pritet të paraqesë javën e ardhshme kandidaturën e diplomatis Feridun Sinirlioğlu. Zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm bëhet nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me rekomandim të Këshillit të Sigurimit, ku kërkohen të paktën 9 vota pro dhe mosushtrimi i vetos nga anëtarët e përhershëm.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






