Transmetuar më 30-10-2026, 23:20

TIRANË, 30 Tetor 2026 — Transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, drejt burgut të Fierit pasqyron një përplasje të thellë politike dhe personale mes tij dhe kryeministrit Edi Rama për kontrollin dhe drejtimin e bashkisë më të madhe në vend.

Analisti Ilir Kulla, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në News24, ka zbordhuar prapaskenat e këtij zhvillimi, duke pretenduar se krisja përfundimtare nisi pas refuzimit të Veliajt për të deleguar kompetencat e firmës te një emër i propozuar nga kreu i qeverisë.

Lidhur me këtë përplasje brenda llojit dhe dinamikën e raporteve mes tyre, Kulla deklaroi:

“Unë mendoj q arsyeja reale ka të bëjë me një kërkesë që Rama i ka bërë par një muaji kur u shkarkua nënkryetarja e Bashkisë që duke qenë se Veliaj nuk mund të jetë kandidat për zgjedhjet e ardhshme, i ka kërkuar të emërojë një personazh nga shoqëria civile shumë të njohur, pra Rama ia ka kërkuar Veliajt.

Ai ka kërkuar që në funksion të zgjedhjeve të ardhshme që Presidenti i republikës i dekretoi sot, të delegonte firmën dhe të emëronte nënkryetar një person shumë të njohur publik, të cilin unë nuk do të ja them emrin për arsye personale. Praktikisht Veliaj ka thënë unë firmën nuk e delegoj më tek asnjëri, unë do vazhdoj deri në ditën që jam kryetar bashkie, pasi ju më shkarkuat njëherë dhe u riktheva nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese, nuk do delegoj firmën tek asnjëri dhe kjo ka krijuar një përplasje. Veliaj ka thënë jo, dhe po ashtu ka përjetuar në mënyrë shumë të keqe arrogancën dhe agresivitetin me të cilin u përballën pasi për një vit e gjysmë nuk i kishin paguar as rrogën që i takonte si kryetar Bashkie ndërkohë që ishte në burg.

Këtu ka filluar dhe përplasja dhe kemi mbërritur në pikën që është sot, që ai jo vetëm është transferuar duke ia bërë të vështirë familjarëve të vet, dhe në anën tjetër burime që sot citonin zotin Rama ka thënë që Veliaj nuk është më me ne sepse është me protestuesit. Definitivisht Rama ka zgjedhur të distancohet nga Veliaj dhe ta vërë përballë dhe nga ana tjetër ka një problem që është Bashkia e Tiranës, bashkia më e madhe në vend…Betejës juridike i është vendosur edhe një betejë politike që është ajo brenda llojit. Marrëdhënia që kishte kohë që ishte krisur mesa duket ka aurdur drejt fundit të saj edhe politik edhe personal”

Sipas analistit, transferimi i befasishëm në izolimin e Fierit dhe distancimi publik i kryeministrit Rama shënojnë mbylljen e një kapitulli politik, ndërsa vënë në udhëkryq administrimin e Bashkisë së Tiranës në prag të zgjedhjeve të dekretuara nga Presidenti i Republikës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit