

TIRANË, 30 Tetor 2026 — Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar vendimin për përjashtimin e tij me 10 ditë nga punimet e Kuvendit si një masë antikushtetuese që cenon lirinë e shprehjes së deputetit.
Gjatë një interviste në emisionin "Çdo Kënd" në A2 CNN, Berisha sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën parlamentare, duke deklaruar:
“Ky është një përjashtim në kundërshtim me parimet themelore të kushtetutës së Shqipërisë për deklaratën time për të cilën deputeti është i lirë të shprehë në Kuvend. Ky përjashtim shpreh mendësi prej trashëgimie të Edvin Kristaq Xhelati, i cili nuk toleron asnjë lloj kundërshtimi apo sulmi mediatik. Pse më përjashtoi se unë u thashë që ata deputetë që votojnë Ramën dhe ligjet e tij e meritojnë të gjithë atë dhunë, terror e torturë që falangat e tij ushtrojnë ndaj studentëve paqësorë në revoltën e tyre. Ai parlament është i krimit në atë parlament ka kriminelë më të mëdhenj se ata që janë në burgjet e Shqipërisë të llojit të Ballës dhe Ramës që janë më të mëdhenj se gjithë bosat e karteleve të lidhur me ta. Në atë parlament ka kriminelë dhe shumë se ata që janë në burg. Që nga koha e PPSH nuk ka ekziston një grup kriminal me mandat sesa ekziston sot. I kam thënë me vetëdijen më të plotë dhe mund ta faktoj para shqiptare se çfarë kriminelësh janë këta.”
Kreu i opozitës këmbënguli se fjalori dhe qëndrimet e mbajtura prej tij në sallën e parlamentit janë të vetëdijshme dhe pasqyrojnë sipas tij praninë e elementëve kriminalë brenda grupit parlamentar të mazhorancës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






