Transmetuar më 30-10-2026, 18:44

TIRANË, 30 Tetor 2026 — Kryeministri Edi Rama ka denoncuar publikisht praninë e fenomeneve të shantazhit dhe intimidimit ndaj studentëve gjatë fjalës së tij në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve.

Kreu i qeverisë bëri me dije se ka marrë mesazhe të drejtpërdrejta nga studentë dhe prindër të cilët kërkojnë ndihmë dhe ruajtje të anonimitetit nga frika e hakmarrjes, duke deklaruar:

"Nuk e kam menduar ndonjëherë që do jetoja një Shqipëri ku frika për të folur do ushqehej nga intimidimi i atyre që protestojnë për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Unë protestoj për ta bërë Shqipërinë më të mirë, dhe nëse ti nuk je dakord me mua, unë të intimidoj të kërcënoj dhe të vendos para një zgjedhjeje, që është zgjedhje dramatike. Ose të jesh me mua, të mos vish në mësim, ose të jesh target i dhunës sime. Kam 10 mesazhe të studentëve që më kërkojnë të jenë anonim se kanë frikë. Kam 10 mesazhe të prindërve të këtyre studentëve që kërkojnë ndihmë sepse ndjehen të pafuqishëm ndaj fëmjët e tyre të intimiduar të kërcënuar në një gjuhë që është kriminale. Ne presim një ndihmë nga të gjithë ju që jeni të angazhuar në një front të heshtur por shumë të dobishëm për cilësinë e jetës dhe nevojën për mbështetje të fëmijëve dhe familjeve që nuk duhen lënë vetëm përballë këtyre prurjeve shumë djallëzore."

Në këtë kuadër, kryeministri u bëri thirrje strukturave mbrojtëse, organizatave të shoqërisë civile dhe të gjithë aktorëve të angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve që të ndërhyjnë për t’u ardhur në ndihmë familjeve dhe të rinjve që përballen me presione të tilla.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit