

TIRANË, 30 Tetor 2026 — Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nisjen e një reforme të re në sistemin arsimor, e cila parashikon zgjatjen e orarit të qëndrimit të fëmijëve në shkollë deri në orën 17:00, duke filluar nga viti i ardhshëm.
Sipas kreut të qeverisë, ky projekt shoqërohet me një buxhet të posaçëm financiar dhe synon t’u vijë në ndihmë prindërve në marrëdhënie pune, ndërsa shkollat do të shërbejnë si qendra për zhvillimin e aktiviteteve jashtëmësimore.
‘Zgjatja e qëndrimit të fëmijëve në shkollë është diçka që do të fillojë menjëherë vitin e ardhshëm. Kemi vendosur dhe një buxhet të posaçëm në mënyrë që prindërit të vazhdojnë të punojnë dhe fëmijët jenë në mjediset e shkollës deri në orën 5 pasdite", tha Rama.
Ai kërkoi që të ketë një bashkëpunim mes qeverisë dhe "shoqërisë civile të interesuar për këtë pjesë, për të rritur gamën e aktiviteteve të fëmijëve, aktiviteteve sociale të fëmijëve që shtrihen nga sporti tek kultura dhe përmes dhe në mes të cilave janë të gjitha pjesët që kanë të bëjnë me skenën, me pikturën, me zejet, me artin, me filmin, me fotografinë e kështu me radhë."
Zgjatja e qëndrimit të fëmijëve në shkollë është diçka që do të fillojë menjëherë vitin e ardhshëm. Kemi vendosur dhe një buxhet të posaçëm në mënyrë që prindërit të vazhdojnë të punojnë dhe fëmijët jenë në mjediset e shkollës deri në orën 5 pasdite.
Në kuadër të këtij plani, në bashkëpunim me shoqërinë civile, do të pasurohet gama e aktiviteve sociale për fëmijët, duke përfshirë disiplina si:
Sporti dhe kultura
Artet skenike dhe piktura
Zejet dhe fotografia
Kjo nismë synon integrimin e arsimit me zhvillimin psiko-social të fëmijëve përmes angazhimit të tyre në aktivitete krijuese pas përfundimit të procesit mësimor.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






