

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pasditen e kësaj të premteje në fshatin Larushk të Krujës, duke përfshirë një magazinë ku mbaheshin baza ushqimore për bagëtitë. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa flakët kanë marrë edhe jetën e disa kafshëve.
Zjarri ka përfshirë një sasi të madhe ushqimi për bagëtitë, përfshirë jonxhën, ndërsa më pas është përhapur edhe në ambientet pranë kasolles ku ndodheshin lopët.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Krujës, të cilat kanë ndërhyrë për vënien nën kontroll të flakëve. Megjithatë, zjarri ka shkrumbuar të gjithë bazën ushqimore dhe disa prej bagëtive që ndodheshin në ambientet e prekura.
Mësohet se baza ushqimore dhe kafshët ishin në pronësi të Deli dhe Osman Tufës.
Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat dhe shkaku i rënies së zjarrit. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar se si nisi dhe u përhap flakët në magazinën në Larushk të Krujës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






