Transmetuar më 30-10-2026, 15:09

Bojkoti i avokatëve merr fund. Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, ka deklaruar përfundimin e bojkotit pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, e cila ka pezulluar ecurinë e tij.

Në deklaratën e tij, Haxhia bëri të ditur se vendimi për ndërprerjen e bojkotit vjen në zbatim të vendimit të Gjykatës, ndërsa theksoi se Këshilli i qëndron vendimmarrjes së mëparshme dhe nuk e konsideron atë të gabuar.

“Jemi përpara një vendimi të marrë nga Apeli Administrativ që është pezulluar ecuria e bojkotit të marrë nga ky Këshill. Ne i qëndrojmë këtij vendimi, nuk kemi marrë asnjë vendim të gabuar. Nisur nga ky vendim deklarojmë përfundimin e bojkotit, pasi jemi përballë vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit”, deklaroi Maks Haxhia.

Me këtë njoftim, përfundon bojkoti i avokatëve, i cili ishte vendosur më herët nga Këshilli, ndërsa zhvillimet e mëtejshme pritet të përcaktojnë rikthimin e aktivitetit normal në sistemin gjyqësor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit