Transmetuar më 30-10-2026, 13:55

Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, rriti sot ndjeshëm çmimin e naftës.

Duke nisur nga ora 15 e së premtes, nafta shkon në 218 lekë litri.

Më herët dje, nafta u ul me një lek duke shkuar 212 lekë nga 213 që ishte prej 14 tetorit.

Vlera e re 218 lekë për litër është fare pranë limitit 220 lekë, vlerë kur qeveria është e detyruar të ulë akcizën.

Sakaq çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN u vendos të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 30 ora 15.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit