Transmetuar më 30-10-2026, 12:44

HIMARË — Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka nisur këtë të premte një aksion të gjerë ndërhyrjeje në territorin e Bashkisë Himarë, duke prishur disa objekte dhe struktura të ngritura pa leje dhe pa dokumentacion ligjor.

Aksioni i IKMT-së është përqendruar përgjatë bregdetit të jugut, ku ndërhyrjet për prishjen e ndërtimeve pa leje po zhvillohen në zonën e Livadhit, plazhin e Gjipesë, plazhin e Borshit, Piqeras si dhe në Dhërmi.

Aksioni i inspektimeve dhe shembjeve në terren po vijon nga forcat e IKMT-së në bashkëpunim me policinë, me synim lirimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e vijës bregdetare nga ndërtimet e paligjshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit