

TIRANË — Policia e Shtetit ka arrestuar një 19-vjeçar dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë për pesë persona të tjerë për shkak të aktit të dhunës dhe bllokimeve gjatë protestës studentore të së enjtes në kryeqytet.
Në pranga ka rënë shtetasi O. C., 19 vjeç, i cili akuzohet se ka thyer me sende të forta xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese gjatë marshimit të manifestuesve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” si dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






