

TIRANË — Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar listën përfundimtare me 1,737 përfitues të rinj të programit social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, duke u mundësuar familjeve dhe individëve të përzgjedhur blerjen e një banese me kushte lehtësuese.
Vendimi i marrë në mbledhjen e muajit tetor i hap rrugë paraqitjes së fituesve pranë bankave të nivelit të dytë partnerë me Bashkinë e Tiranës për të vijuar procedurat e aplikimit. Sipas kushteve të programit social, familjet përfituese do ta shlyejnë kredinë me një normë fikse interesi prej 3 për qind, ndërsa pjesa tjetër e normës mulohet me subvencion nga buxheti i shtetit.
Masa vjen si një instrument mbështetës për çiftet e reja dhe familjet me të ardhura të ulëta apo mesatare, në një kohë kur rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme në kryeqytet ka vështirësuar aksesshmërinë në tregun e lirë të strehimit. Suma përfundimtare e financimit bankar për secilin aplikues do të përcaktohet mbi bazën e numrit të anëtarëve të familjes dhe kritereve të vlerësimit financiar.
Lista e plotë e fituesve:
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






