Transmetuar më 30-10-2026, 10:51

TIRANË — Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përmbyllur zyrtarisht hetimet dhe i ka komunikuar akuzën ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi.

Berberi është marrë merr i pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera e ankande publike, e kryer në 9 raste të ndryshme gjatë periudhës kur ushtronte detyrën në krye të ARRSH-së.

Hetimet e organit të akuzës përfshijnë procedura prokurimi në disa prej projekteve më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në vend, si Tuneli i Llogarasë dhe disa lote të Unazës së Madhe të Tiranës.

Evis Berberi është një nga 26 të pandehurit e përfshirë në këtë dosje hetimore që lidhet edhe me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Në kuadër të provave të administruara, SPAK ka sekuestruar dhe analizuar komunikime elektronike e materiale telefonike mes drejtuesve dhe vartësve të këtij dikasteri.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit