

TIRANË — Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë vendimin për të liruar nga detyra dy nënkryetarët Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra, si dhe për të emëruar Etleva Bishën në postin e nënkryetares së re të institucionit.
Etleva Bisha merr këtë detyrë me një profil të njohur politik dhe profesional. Ajo është ndër themelueset e FRESH-it me angazhim të gjatë në Partinë Socialiste, ndërsa ka pasur një rol aktiv në reformimin e shërbimeve sociale gjatë kohës kur Ministria e Mirëqenies Sociale drejtohej nga Veliaj.
Gjatë viteve të fundit, Bisha ka punuar si eksperte e pushtetit vendor në bashkëpunim me disa nga organizatat kryesore ndërkombëtare në vend. Emërimi i saj në strukturën drejtuese të bashkisë synon të bashkojë përvojën politike dhe ekspertizën profesionale në administrimin e kryeqytetit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






