Transmetuar më 30-10-2026, 09:42

SKOPJE — Pronari i rrjetit spitalor “Sante Plus”, Bilal Kara, si dhe ish-drejtoresha e këtij institucioni, Geriana Arapi, janë arrestuar në Maqedoninë e Veriut pas kërkimit ndërkombëtar të shpallur nga autoritetet shqiptare.

Kara ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2025 nën akuzat për abuzime financiare dhe fshehje të fitimeve në vlerën e 1 milion eurove përmes klinikës private "International Medicare" (ish-"Sante Plus"). Gjatë kontrolleve të mëparshme në këtë subjekt, Policia e Shtetit kishte bllokuar aktivitetin pasi zbuloi ilaçe të skaduara, produkte të kontrabanduara dhe punonjës të pasiguruar.

Arrestimi i tyre u realizua gjatë një operacioni të gjerë të autoriteteve maqedonase kundër një grupi kriminal të përfshirë në procedura të paligjshme mjekësore për operacionet në sy.

Në kuadër të këtij hetimi në vendin fqinj ranë në pranga gjithsej 11 persona, mes të cilëve edhe ish-drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, Den Donçev.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit