Transmetuar më 30-10-2026, 08:21

Përplasja e dy makinave sot herët në mëngjes në Fier ka shkaktuar plagosjen e një qytetari.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30, pranë Spitalit Memorial në Fier.

Policia lokale tha se në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Audi”, me drejtues shtetasin me iniciale G. Ç., dhe një tip “Benz”, me drejtues shtetasin me iniciale A. S.

Në rrethana të paqarta dy makinat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i lënduar pasagjeri që udhëtonte në automjetin tip “Audi”.

Burri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore. Paraprakisht thuhet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pamje në vendngjarje

Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, në përpjekje për të qartësuar çfarë ndodhi.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit