Transmetuar më 30-10-2026, 08:06

TIRANË, 30 Tetor 2026 — Zhvillime të rëndësishme politike dhe ekonomike priten të zhvillohen ditën e sotme në kryeqytet, me në qendër diskutimet për Buxhetin e vitit 2027, paketën e re fiskale dhe caktimin e datës së zgjedhjeve vendore.

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në orën 09:30 ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste. Takimi zhvillohet në një moment delikat pas protestave të dhunshme të ditëve të fundit në Tiranë dhe në prag të shqyrtimit parlamentar të projektbuxhetit. Paralelisht, në orën 10:00, në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat do të prezantohet zyrtarisht projektligji për Buxhetin 2027 së bashku me paketën e re fiskale, e cila parashikon ndryshime rrënjësore në ligjet për TVSH-në, akcizat, tatimin mbi të ardhurat, taksat kombëtare dhe procedurat tatimore.

Në rrafshin elektoral, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nis sot raundin e konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale të vitit 2027. Kreu i Shtetit do të presë në orën 09:00 përfaqësuesit e Partisë Socialiste, ndërsa në orën 11:00 është parashikuar takimi me përfaqësuesit e Partisë Social-Demokrate (PSD) të drejtuar nga Tom Doshi.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit