

Bashkia e Shkodrës parashikohet të bëhet destinacioni kryesor për grumbullimin e mbetjeve urbane të 21 bashkive të Shqipërisë, sipas planifikimeve të përfshira në projektbuxhetin e vitit 2027.
Së bashku, këto bashki mbulojnë 34.4% të njësive administrative të vendit dhe shtrihen në rreth 33.5% të territorit kombëtar.
Gjeografia e zonës së re të menaxhimit përfshin jo vetëm njësitë e veriut, si Shkodra, Malësia e Madhe, Vau i Dejës, Puka, Fushë-Arrëzi, Lezha dhe Kurbini, por edhe bashki nga Qarku i Elbasanit dhe ai i Fierit, midis të cilave Librazhdi, Përrenjasi, Gramshi, Fieri, Lushnja dhe Mallakastra.
Kjo distancë e madhe gjeografike ngre shqetësime për kosto të larta financiare dhe logjistike gjatë transportit, për shkak të rrugëve të gjata dhe trafikut të rënduar.
Për mbulimin e shpenzimeve, buxheti i shtetit do t’u akordojë bashkive përkatëse fonde shtesë përmes transfertës së pakushtëzuar sektoriale, duke u bazuar në sasinë vjetore të mbetjeve dhe largësinë nga pika e re e depozitimit.
Ndërkohë, plani i menaxhimit të mbetjeve përcakton gjithashtu zonën e Tiranës për gjashtë bashki, atë të Korçës për gjashtë të tjera, si dhe zonën e Gjirokastrës për dhjetë bashki të rajonit jugor.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






