

TIRANË, 30 Tetor 2026 — Territori i Shqipërisë pritet të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, ku moti do të karakterizohet nga kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash përgjatë gjithë ditës.
Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zona të izoluara të jugut dhe lindjes mund të ketë shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga verilindja dhe lindja me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërkohë që përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore ajo do të arrijë shpejtësinë deri në 13 m/s, duke krijuar valëzim në det të forcës 1 deri në 3 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






