Transmetuar më 29-10-2026, 23:40

PARIS, 29 Tetor 2026 — Autoritetet franceze kanë ngritur nivelin e gatishmërisë për shkak të rrezikut të lartë të shpërthimit të trazirave gjatë festimeve të Halloween-it dhe protestave masive të planifikuara për këtë të shtunë në të gjithë vendin.

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, deklaroi se shërbimet e sigurisë kanë detektuar thirrje të shumta në rrjetet sociale për grumbullime dhe marshime të panjoftuara, të cilat maskohen si festime të Halloween-it por synojnë nxitjen e trazirave nga orët e pasdites deri vonë në natë. Paralelisht me këto gatishmëri, lëvizja e "Jelekëve të Verdhë" ka shpallur raundin e tretë të protestave me tubime përpara Asamblesë Kombëtare dhe bashkive kryesore, një iniciativë që mbështetet edhe nga sindikatat. Presidenti Emmanuel Macron i ka cilësuar demonstratat si të një rreziku të lartë dhe u ka kërkuar organizatorëve që marshimet të zhvillohen jashtë qendrave të qyteteve.

Për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës — e cila gjatë të shtunës së kaluar zbriti në rrugë rreth 410 mijë protestues në të gjithë Francën, përfshirë 110 mijë vetëm në Paris — Ministria e Brendshme do të mobilizojë sërish rreth 70 mijë efektivë policie, forca speciale, mjete të blinduara dhe hidrantë uji. Onda e protestave, e cila nisi nga studentët që kërkojnë kushte më të mira në shkolla, po zgjerohet me pjesëmarrjen e grupeve të tjera shoqërore që protestojnë kundër rritjes së kostos së jetesës, ushqimeve dhe strehimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit