Transmetuar më 29-10-2026, 22:29

Cristiano Ronaldo ka falënderuar tifozët në mbarë botën pasi u shpall fitues i çmimit BOAT (Best Ballon d’Or of All Time), për paraqitjet e tij gjatë vitit 2008.

Ylli portugez reagoi përmes një postimi në Instagram, ku vlerësoi mbështetjen e tifozëve dhe ua dedikoi atyre këtë çmim.

“Futbolli u përket tifozëve! Faleminderit të gjithë tifozëve anembanë botës. Topi i Artë i të gjitha kohërave është edhe i juaji”, shkroi Ronaldo.

Çmimi u përcaktua përmes votave të më shumë se 5 mijë personave, duke vlerësuar sezonin e vitit 2008 të portugezit, kur ai shkëlqeu me fanellën e Manchester United.

Ronaldo e përfundoi atë vit me fitimin e Topit të Artë, pasi pati një sezon të jashtëzakonshëm, duke ndihmuar Manchester United të fitonte Ligën e Kampionëve dhe Premier League.

Me këtë reagim, portugezi theksoi edhe një herë rëndësinë e tifozëve në karrierën e tij dhe rolin që ata luajnë në sukseset e futbollit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit