

TIRANË – Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti ka hyrë në librin e rekordeve Guinness, pasi realizoi 72 rrotullime të plota 360 gradë brenda 30 sekondave, duke qëndruar e varur vetëm nga dhëmbët.
Sfida u realizua më 11 qershor 2026, në Tiranë, ndërsa arritja e saj u konfirmua zyrtarisht nga Guinness World Records.
Me këtë rezultat, Rushiti theu rekordin e mëparshëm botëror, të vendosur në vitin 2025 nga një akrobat sirian, i cili kishte realizuar 65 rrotullime në të njëjtën kohë. Akrobatja shqiptare e përmirësoi rekordin me shtatë rrotullime, duke shënuar një arritje të veçantë në karrierën e saj.
Për të arritur këtë rezultat, Fiona iu nënshtrua një procesi të vazhdueshëm përgatitjeje. Në përpjekjet e para kishte realizuar 58 rrotullime, por përmes stërvitjes arriti të përmirësonte performancën deri në 72 rrotullime brenda 30 sekondave.
Kjo arritje e vendos emrin e akrobates shqiptare në regjistrin e rekordeve botërore, duke shënuar një sukses të rëndësishëm për të dhe për Shqipërinë në fushën e akrobacisë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






