Transmetuar më 29-10-2026, 21:00

TIRANË, 29 Tetor 2026 — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku një pacient ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga kati i tretë i godinës spitalore.

Sipas burimeve zyrtare, pacienti ishte shtruar më parë në këtë spital si pasojë e frakturave të marra nga një tentativë e mëparshme vetëvrasjeje dhe po merrte trajtimin përkatës mjekësor. Rrethanat se si ka ndodhur rënia e tij nga lartësia gjatë qëndrimit në spital mbeten ende të pasqaruara plotësisht.

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje. Në kuadër të veprimeve hetimore, uniformat e blu po marrin në pyetje personelin mjekësor kujdestar si dhe familjarët e pacientit, me qëllim përcaktimin e kushteve dhe rrethanave në të cilat ndodhi ngjarja tragjike.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit