Transmetuar më 29-10-2026, 20:26

LONDËR, 29 Tetor 2026 — Një koment i bërë ndaj me partneres së të akuzuarit dyshohet se u bë shkak për konfliktin tragjik që përfundoi me vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar, Lorik Abazi, në Croydon në jug të Londrës. Pretendimi është paraqitur nga prokuroria gjatë seancave gjyqësore që po zhvillohen në gjykatën "Old Bailey" në Britaninë e Madhe.

Sipas detajeve të bëra publike nga mediat britanike, ngjarja e rëndë zë fill në orët e para të 15 shkurtit, pasi Lorik Abazi kishte kaluar mbrëmjen e Shën Valentinit me partneren dhe miqtë e tij në një sallë bowlingu. Prokuroria shpjegon se pas largimit nga lokali, i akuzuari Ellis Anim-Annor është kthyer për t’u përballur me grupin e të rinjve, ku pas përplasjes me thika Abazi mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital. Nga i njëjti sulm mbetën të plagosur edhe dy të rinj të tjerë 21-vjeçarë, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

I akuzuari Ellis Anim-Annor i mohon akuzat e ngritura ndaj tij për vrasje dhe plagosje me dashje. Procesi gjyqësor po vijon në gjykatën kompetente britanike për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësinë penale të të akuzuarit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit