

TIRANË, 29 Tetor 2026 — Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas deklaratës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve se vendimi për transferimin e tij në burgun e Fierit mbetet "sekret shtetëror".
Përmes reagimit të tij, Veliaj denoncoi mungesën e transparencës nga ana e autoriteteve, duke theksuar se u deshën 31 orë për të mësuar klasifikimin e aktit dhe se kjo procedurë synon t’i mohojë atij të drejtën për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht këtë vendim. Ai e cilësoi këtë situatë si kalim nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja pas sekretit shtetëror, ndërsa kërkoi zyrtarisht vënien në dispozicion të autorizimit nga Kryeministri Edi Rama që i lejon autoritetet përkatëse të bëjnë një klasifikim të tillë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






