Transmetuar më 29-10-2026, 18:33

ELBASAN, 29 Tetor 2026 — Një re e dendur tymi ka mbuluar pasditen e kësaj të enjteje periferinë e qytetit të Elbasanit, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët e zonës, veçanërisht në zonën e Bradasheshit.

Sipas të dhënave të para, tymi i dendur dyshohet se është shkaktuar nga djegia e gomave të përdorura si dhe mbetjeve të ndryshme përgjatë buzës së lumit Shkumbin. Shtëllungat e tymit janë përhapur me shpejtësi në një hapësirë mjaft të gjerë, ndërsa banorët e alarmuar raportojnë për një erë të rëndë e mbytëse në ajër.

Shërbimi zjarrfikës ka fikur flakët ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit