

TIRANË, 29 Tetor 2026 — Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për mbajtjen e seancës gjyqësore që do të shqyrtojë çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, një rekurs i cili ishte depozituar që prej vitit 2022.
Në këtë seancë, ish-ministri kërkon shpalljen e pafajësisë, ndërsa Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon në rekursin e saj dënimin e tij për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal. Deri më tani, dy shkallët e gjykatës e kishin dënuar Tahirin vetëm për "shpërdorim detyre", duke rrëzuar akuzat më të rënda.
Saimir Tahiri fillimisht u dënua nga ish-Gjykata për Krime të Rënda me 3.4 vite burg, vendim që u konvertua në shërbim prove. Pasi kaloi rreth 16 muaj në qeli, ai u lirua nga Gjykata e Elbasanit, e cila vendosi që pjesën e mbetur të dënimit ta vuante në banesë për shkak të rrethanave familjare dhe arritjes së qëllimit të rehabilitimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






