Transmetuar më 29-10-2026, 16:44

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ka publikuar një fotografi nga Italia, një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë.

Përmes një mesazhi prekës, Vishkulli ka shprehur mirënjohjen dhe shpresën pas operacionit.

“Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë s’është e pamundur”, shkruan ai në postimin e tij, teksa shfaqet me syrin e pafashuar pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Erjon Vishkulli u plagos në sy nga një plumb gome gjatë protestës së mbajtur më 24 tetor në kryeqytet.

Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Traumës, ai u transportua drejt Italisë për të marrë trajtim të specializuar.

Sipas informacioneve të raportuara, ndërhyrja kirurgjikale në klinikën “Gemelli” përfundoi me sukses dhe mjekët arritën t’ia shpëtonin syrin.

Megjithatë, rikuperimi i shikimit pritet të kërkojë kohë, si dhe trajtime të mëtejshme mjekësore.

Fotografia e publikuar pas operacionit dhe mesazhi i tij përcjellin shpresë për përmirësimin e gjendjes shëndetësore, ndërsa 28-vjeçari vijon procesin e rikuperimit në Itali.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit