

MADRID — Claudia Rodríguez, bashkëshortja e futbollistit të Chelseat, Marc Cucurella, ka përjetuar momente të vështira pasi udhëtonte me trenin që ndodhej menjëherë pas mjeteve të përfshira në aksidentin e rëndë hekurudhor në rajonin e Toledos.
Influencuesja po udhëtonte nga Madridi drejt Malagës kur ndodhi përplasja tragjike, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale shprehu tronditjen e saj dhe mbështetjen për familjarët e viktimave.
“Isha duke shkuar për në Malaga me trenin që ishte pas tyre. Jam e shokuar. I gjithë mbështetja ime për familjet dhe miqtë e viktimave.” — Claudia Rodríguez
Pas shqetësimit të shfaqur nga ndjekësit, ajo sqaroi se mjeti me të cilin udhëtonte nuk pësoi dëmtime për shkak të distancës që ruante nga vendngjarja, duke konfirmuar se pasagjerët u kthyen mbrapsht në Madrid për shkak të bllokimit të linjës hekurudhore.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






