Transmetuar më 29-10-2026, 13:10

KORÇË — Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë po vijojnë bojkotin e procesit mësimor prej dy javësh, në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti me protestat studentore që po zhvillohen në Tiranë.

Në nisje të aksionit të tyre, studentët dolën në rrugët kryesore të qytetit duke protestuar me pankarta dhe thirrje për më shumë të drejta, si dhe duke shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë. Nismës dhe protestës së të rinjve u janë bashkuar zyrtarisht edhe disa pedagogë të këtij universiteti.

Auditoret në fakultete vijojnë të jenë të boshatisura, ndërsa vendimi për mosrikthimin në mësim u marr gjatë mbledhjes së Këshillit Studentor. Përfaqësuesit e të rinjve ranë dakord që ndërprerja e procesit akademik të vazhdojë si formë qëndrese.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit