Transmetuar më 29-10-2026, 12:57

TIRANË — Studentët dhe të rinjtë protestues kanë nisur marshimin nga godina e Parlamentit drejt Ministrisë së Arsimit, duke shënuar ditën e 17-të të qëndresës së tyre me kërkesën e panegociueshme për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.

Marshimi drejt ministrisë pason grumbullimin e zhvilluar përpara Kuvendit në të njëjtën orë me nisjen e seancës plenare, ku pjesëmarrja e të rinjve ishte më e ulët krahasuar me tubimet e mëparshme.

Ndërkohë, edhe gjatë mëngjesit të sotëm, Kryeministri Edi Rama përsëriti thirrjen për dialog me përfaqësuesit e studentëve, por oferta është refuzuar sërish nga organizatorët e protestës.

Protesta e të rinjve, që mbështetet edhe nga pedagogët përmes bojkotit të mësimit në universitete, vazhdon të zhvillohet nën tensione pas përplasjeve të ditëve të fundit me forcat e rendit, shoqërimeve në polici dhe personave të lënduar. Te godina e Ministrisë së Arsimit pritet të shihet nëse marshuesve do t’u bashkohet edhe një grup tjetër protestuesish.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit