Transmetuar më 29-10-2026, 12:56

Pekin kritikon një telenovelë japoneze kundër fakteve historike

Një telenovelë japoneze u bë shkak për një tensionim të mëtejshëm të marrëdhënieve të tensionuara Kinë-Japoni.

"Ky serial televiziv ekspozon edhe një herë praninë e vazhdueshme të një force brenda Japonisë që përpiqet të tensionojë marëdhëniet midis dy vendeve përmes produkteve kulturore. Kjo duhet të rrisë vigjilencën e bashkësisë ndërkombëtare dhe të intelektualëve brenda Japonisë", – tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun në një konferencë shtypi të enjten në Pekin.

Telenovela “Vivant”, sezoni i dytë, ka tërhequr vëmendje të madhe. Skenari ka ngatërruar faktet historike, duke krijuar kundërshtim dhe armiqësi.

Në vitet e fundit, Japonia ka ndjekur një strategji: njëra dorë krijon "kërcënim kinez" për të hapur rrugën për ndryshimin e kushtetutës dhe zgjerimin e ushtrisë, ndërsa tjetra krijon thënie që "Japonia është viktimë e Luftës së 2-të Botërore" për të pastruar imazhin e agresionit, nënvizoi ndër të tjera zëdhënësi.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit