

FIER — Transferimi i Erion Veliajt nga IEVP e Durrësit në atë të Fierit ka ngritur shqetësime të reja serioze lidhur me kushtet e tij të sigurisë dhe trajtimit institucional.
Avokati i tij mbrojtës, Plarent Ndreca, deklaroi se klienti i tij ndodhet i vendosur në të njëjtin korridor me tre persona të dënuar me burgim të përjetshëm. Mes tyre është edhe vrasësi serial i njohur, Dan Hutra, i dënuar për ekzekutimin e tre grave dhe plagosjen e tre të tjerave brenda pak minutave në Tiranë gjatë vitit 2023, ngjarje për të cilën Veliaj mbajti më parë një qëndrim të fortë publik.
Historia kriminale e Dan Hutrës përfshin gjithashtu vrasjen e bashkëshortes së tij të parë në vitin 2007, si dhe dënime të shumta për vepra të rënda penale. Vendosja e ish-kryebashkiakut të Tiranës në një korridor me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore vjen në një kohë kur mbrojtja ka denoncuar edhe kushtet e ambientit ku ai po mbahet në observim.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






