

DNIPRO — Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi rus me dron që goditi një tren pasagjerësh dhe stacionin hekurudhor në qytetin e Dnipros në Ukrainë.
Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i rajonit të Dnipropetrovskit, Oleksandr Ganza, përmes një deklarate në rrjetin social Telegram.
Përfaqësuesit e hekurudhave ukrainase dhe kryetari i bashkisë së Dnipros, Boris Filatov, bënë me dije se shënjestër e drejtpërdrejtë e këtij sulmi vdekjeprurës ishte infrastruktura hekurudhore dhe treni me civilë që ndodhej në stacion. Ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit dhe për të menaxhuar pasojat e goditjes.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






