Transmetuar më 29-10-2026, 11:50

TIRANË — Transferimi i ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, drejt burgut të Fierit ka nxitur debate të ashpra dhe përplasje të brendshme brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Sipas raportimeve, gjatë mbledhjes së mbyllur të grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi i ka kërkuar llogari drejtpërdrejt Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, lidhur me bazën ligjore dhe dokumentacionin zyrtar të urdhrit të transferimit.

“Ku e ke letrën e transferimit? Duhej ta kishe marrë para se të hyje. Nëse nuk e ke, jep dorëheqjen!” — Bledi Çuçi drejtuar Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu

Përplasja vjen pas raportimeve se Ministri i Drejtësisë nuk ishte informuar paraprakisht nga strukturat e varësisë për lëvizjen e Veliajt drejt Fierit. Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar se Partia Socialiste si subjekt politik ka kërkuar largimin e Gogut, debati mbi procedurat e izolimit dhe përgjegjësinë institucionale ka nxjerrë në pah tensione të forta brenda mazhorancës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit