

FIER — Burime nga brenda Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier kanë konfirmuar se Ergys Agasi ka mbërritur tashmë në ambientet e këtij burgu.
Sipas të dhënave paraprake, transferimi i tij është kryer nën masa të rrepta sigurie, ndërsa deri më tani nuk ka njoftime zyrtare shtesë lidhur me rrethanat e plota të mbërritjes apo sektorin konkret ku ai do të sistemohet.
Lëvizja e Agasit nga struktura e Bradasheshit drejt Fierit pason transferimet e fundit të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për figura të njohura publike dhe zyrtarë nën hetim.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






