

FIER — Nëna e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Shqiponja Veliaj, ka mbërritur mesditën e sotme në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fier për të vizituar të birin.
Pas zbritjes nga automjeti, ajo është parë e shoqëruar nga një person që mbante një çantë të mbushur, përpara se të paraqitej në sportelin pranë hyrjes kryesore të burgut për kryerjen e procedurave hyrëse.
Vizita vjen në një kohë kur mbrojtja e Erion Veliajt ka denoncuar publikisht kushtet e ambientit ku ai po mbahet në observim pas transferimit nga IEVP e Durrësit.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






