Transmetuar më 29-10-2026, 10:52

TIRANË — Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione të forta, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren dhe kanë penguar zhvillimin normal të punimeve parlamentare.

Në momentin kur Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, çeli seancën, deputetët e opozitës shkaktuan kakofoni në sallë duke goditur tavolinat dhe duke ngritur pankarta me mesazhe mbështetëse ndaj protestës së studentëve.

Për shkak të përshkallëzimit të situatës dhe bllokimit të foltores nga ana e ligjvënësve demokratë, efektivët e Gardës së Republikës ndërhynë duke krijuar një kordon mbrojtës brenda sallës përpara deputetëve të opozitës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit