Transmetuar më 29-10-2026, 10:42

TIRANË — Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar transferimin e Ergys Agasit nga institucioni i vuajtjes së dënimit në Bradashesh në një tjetër siguri, për arsye që lidhen me masat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sipas informacioneve zyrtare, institucioni ku do të mbahet Agasi është IEVP e Fierit, ndërkohë që autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi arsyet e lëvizjes nga burgu i Bradasheshit ku ndodhej që prej fundit të muajit gusht.

Ergys Agasi akuzohet për tetë vepra penale të rënda, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e produkteve të veprës penale, shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë, si dhe abuzime të mundshme me fondet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ky transferim vjen menjëherë pas lëvizjes së ndërmarrënjë ditë më parë nga Drejtoria e Burgjeve për transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit po drejt burgut të Fierit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit