Transmetuar më 29-10-2026, 08:59

TIRANË — Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të bojkotojë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku Ministri i Financave ishte parashikuar të prezantonte projektbuxhetin e vitit 2027 dhe paketën shoqëruese fiskale.

Përmes një njoftimi zyrtar për mediat, demokratët sqaruan se vendimi për bojkot lidhet me procedurën e ndjekur, pasi dokumentacioni përkatës nuk u është vënë në dispozicion deputetëve dhe mbledhja është njoftuar në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, e cila kërkon një afat njoftimi prej të paktën 48 orësh.

Opozita theksoi se nuk refuzon diskutimin mbi buxhetin e shtetit, por kërkon që projektbuxheti dhe materialet shoqëruese t’u shpërndahen menjëherë anëtarëve të parlamentit për të garantuar kohën e nevojshme për analizë, diskutim dhe depozitimin e amendamenteve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit