

MADRID — Spanja po përballet me pasojat e një prej tragjedive më të rënda hekurudhore në historinë e saj me të paktën 68 persona të vdekur dhe mbi 50 të plagosur, si pasojë e përplasjes së dy trenave në linjën e shpejtësisë së lartë midis Madridit dhe Andaluzisë, në rajonin e Toledos.
Ndërsa hetimet zyrtare vijojnë, vëmendja është përqendruar te një seri gabimesh fatale njerëzore dhe teknike, që çuan në përplasjen e trenit “Renfe” me trenin “Iryo”, i cili qëndronte i ndaluar në shina pranë stacionit të Urdas. Rreth orës 08:30 të mëngjesit, një defekt në tre kompjuterë të rrjetit nxori jashtë funksionit sistemin e kontrollit dhe sigurisë LZB në një segment prej 63 kilometrash. Në vend që të aplikohej lëvizja manuale me shpejtësi të reduktuar deri në 40 km/h, qendra e kontrollit hekurudhor Adif i dha leje trenit Renfe të vijonte itinerarin normalisht, duke përshkuar 25 kilometra në 17 minuta përpara se të përplasej me trenin tjetër.
“Ju paraqes faktet, të cilat janë të pakundërshtueshme. Vendimi për të lejuar trenin të vazhdonte itinerarin normalisht pavarësisht problemeve të regjistruara në sistemin e sigurisë është i pashpjegueshëm. Nuk është koha për të menduar për mua, por për viktimat dhe familjet e tyre.” — Oscar Puente, Ministër i Transportit i Spanjës
Pavarësisht paralajmërimeve paraprake nga një makinist tjetër për rrezikshmërinë e trafikut, urdhri i gabuar nuk u korrigjua në kohë. Pas reagimit publik dhe përmasave të tragjedisë, ministri i Transportit, Oscar Puente, shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe paralajmëroi marrjen e përgjegjësive politike pas përfundimit të hetimeve.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






