

TIRANË, 29 Tetor 2026 — Ditën e sotme territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke ofruar një panoramë moti relativisht të qetë në shumicën e rajoneve.
Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, të cilat herë pas here mund të bëhen deri të dendura kalimtare, veçanërisht përgjatë relieveve malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga verilindja drejt veriperëndimit me një shpejtësi mesatare prej 7 metra në sekondë. Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare — sidomos në bregdetin veriperëndimor — si dhe në zonat luginore, era do të fitojë intesitet duke arritur shpejtësi deri në 16 metra në sekondë, çka do të shkaktojë një valëzim në dete të forcës 2 deri në 3 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





