

SEVILJE / TOLEDO, 28 Tetor 2026 — Momente prekëse shpëtimi dhe shprese janë regjistruar në stacionin hekurudhor Santa Justa në Sevilje, ku një i ri me emrin Erik është ribashkuar me familjen e tij pas aksidentit të rëndë hekurudhor të ndodhur mëngjesin e së mërkurës pranë Toledos në Spanjë.
Pamjet e xhiruara nga mediat spanjolle shfaqin momentin emocionues kur i riu, i cili udhëtonte në njërin prej trenave të përplasur, përqafohet mes lotësh me nënën dhe të afërmit e tij. Pas ribashkimit, ai tregoi se arriti të dilte me këmbët e veta nga vagonët e dëmtuar, duke braktisur gjithçka për t’u larguar nga vendngjarja.
Tragjedia hekurudhore ka lënë deri më tani të paktën 68 viktime të konfirmuara, ndërsa qindra familje vazhdojnë të presin me ankth lajme për të afërmit e tyre. Stacioni i Seviljes është kthyer në një qendër kryesore emergjence, ku ekipet mjekësore dhe psikologët po u ofrojnë mbështetje dhe informacion të afërmve të prekur nga kjo ngjarje e rëndë.
Entre la tragedia, una buena noticia:
Eric, joven sevillano que viajaba en el Iryo, se reencuentra con su familia en la Estación de Santa Justa ❤️ pic.twitter.com/mikCLjZp0Q
— Andalucía Directo ❎ (@adirecto) October 28, 2026
"Salí por mi propio pie. La maleta se ha quedado en el tren. Sentía que me tenía que alejar".
Hablamos con Eric, que viajaba en el vagón 6 del Iryo. https://t.co/yBKikO8GZi pic.twitter.com/2Ez6Gcp5z2
— Andalucía Directo ❎ (@adirecto) October 28, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






