

PRISHTINË / TIRANË, 28 Tetor 2026 — Aktorja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Rudina Dembacaj, do të jetë një nga opinionistet kryesore të edicionit të ri të spektaklit televiziv Big Brother VIP Kosova.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga faqja e formatit në rrjetet sociale, ku Dembacaj është prezantuar si pjesë e panelit që do të analizojë dinamikat e banorëve brenda shtëpisë. Me përvojën e saj në ekran dhe stilin e drejtpërdrejtë, ajo pritet të sjellë komente dhe debate dinamike gjatë çdo mbrëmjeje prime.
Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova pritet të startojë transmetimin zyrtar këtë të premte, duke ngritur siparin e një sezoni të ri plot surpriza për publikun mbarëshqiptar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






