

ELBASAN, 28 Tetor 2026 — Përtej rivalitetit sportiv dhe emocioneve të fushës, ndeshja mes Elbasanit dhe Partizanit u shoqërua me një mesazh të fortë solidariteti të përcjellë nga shkallët e stadiumit në mbështetje të Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që u plagos rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë.
Përmes pankartës me mesazhin e drejtpërdrejtë “Sot Erioni, nesër kush?”, komuniteti i tifozëve ngriti pikëpyetje dhe shprehu shqetësimin e thellë për incidentin që i shkaktoi dëmtime të rënda të riut. Baneri tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, duke zhvendosur përkohësisht fokusin nga rezultati i ndeshjes drejt një kauze me ndjeshmëri të lartë shoqërore.
28-vjeçari Vishkulli njihet gjerësisht mes sportdashësve për pasionin e tij ndaj futbollit dhe mbështetjen e pakursyer shumëvjeçare për Kombëtaren shqiptare. Plagosja e tij ka nxitur reagime të shumta reagimi dhe solidariteti në radhët e tifozërive të ndryshme në të gjithë vendin.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






