Transmetuar më 28-10-2026, 21:59

TIRANË, 28 Tetor 2026 — Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka nisur thirrjen e partive politike për konsultime lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027, mirëpo iniciativa e tij ka ndeshur në refuzimin e shumicës së forcave opozitare.

Partia Demokratike ka bërë të ditur zyrtarisht se nuk do t’i përgjigjet ftesës së kreut të shtetit. Të njëjtin qëndrim bojkotues kanë mbajtur edhe forcat e reja politike si “Mundësia” dhe “Shqipëria Bëhet”, ndërsa “Lëvizja Bashkë” ende nuk ka kthyer një përgjigje përfundimtare lidhur me praninë e saj në takime.

Deri në këto momente, Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike që ka konfirmuar pjesëmarrjen në procesin e konsultimeve me Presidentin. Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet lokale duhet të zhvillohen në periudhën mes 15 prillit dhe 15 majit 2027, ndërsa kreu i shtetit ka detyrimin ligjor të dekretojë datën përfundimtare brenda datës 15 nëntor.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit