

MADRID, 28 Tetor 2026 — Qeveria spanjolle ka shpallur tri ditë zie kombëtare, më 29, 30 dhe 31 tetor, në nderim të 68 viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Urda të Toledos.
Gjatë një deklarate nga vendngjarja, Kryeministri Pedro Sánchez u zotua për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke e cilësuar të papranueshme që vendi të përballet me dy tragjedi të këtij niveli brenda një viti. Sánchez nënvizoi se hetimet do të shkojnë deri në fund dhe se do të ketë reagim të vendosur nëse konstatohen mangësi në sistemin e sigurisë apo neglizhencë nga organet përgjegjëse.
Në shenjë solidariteti me familjet e viktimave dhe të plagosurit, Mbreti Felipe VI anuloi aktivitetet e tij zyrtare deri të enjten, ndërsa partitë politike pezulluan të gjitha veprimtaritë publike. Ndërkohë, autoritetet vendore dhe ekipet e emergjencës vijojnë punën në terren, paralel me hetimet për përcaktimin e shkaqeve teknike e njerëzore të förplasjes.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






