Transmetuar më 28-10-2026, 15:47

Erjon Vishkulli ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, pas dëmtimit të syrit gjatë protestës. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, e cila njoftoi se ndërhyrja ka arritur t’i shpëtojë syrin të riut.

Përmes një reagimi publik, ministrja falënderoi profesor Stanislao Rizzon, i cili kreu ndërhyrjen kirurgjikale, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe ndjeshmërinë njerëzore të tij.

“Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën ‘Gemelli’ në Romë, e cila i ka shpëtuar syrin djalit”, thuhet në njoftimin e ministres.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se qeveria shqiptare ka miratuar mbështetje financiare për Erjonin, për ta ndihmuar në këtë periudhë të vështirë.

Rikuperimi i shikimit kërkon kohë

Ministrja i uroi Vishkullit shërim të shpejtë, duke theksuar se, megjithëse ndërhyrja ka përfunduar me sukses, rrugëtimi drejt rikuperimit të shikimit do të vijojë me durim dhe nën kujdesin e mjekëve.

Ajo vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin dhe solidaritetin e treguar në këtë rast, duke shprehur mirënjohje për ekipin mjekësor, si dhe për familjarët dhe miqtë e të riut.

Suksesi i operacionit përbën një zhvillim pozitiv për Erjon Vishkullin, ndërsa ecuria e mëtejshme e rikuperimit të shikimit do të vlerësohet gjatë ndjekjes mjekësore.

Njoftimi i plotë:

Sot qenka ditë lajmesh të mira! Pas kalimit në qeveri të paketës së re fiskale dhe të projektbuxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë eurove, kam marrë një lajm të mirë nga Roma.

Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, e cila i ka shpëtuar syrin djalit.

Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, me mirënjohje të thellë, falënderova profesor Stanislao Rizzon, i cili, me profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore, kreu me sukses ndërhyrjen. Ndërkohë, qeveria miratoi po sot edhe mbështetjen financiare për Erjonin.

Përtej dijes dhe aftësive profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, ky bashkim forcash në emër të humanizmit, që i bën kaq të veçanta këto situata.

Erjonit i uroj nga zemra shërim të mbarë dhe forcë në çdo hap të mëtejshëm. Suksesi i ndërhyrjes është një lajm i mirë, ndërsa rrugëtimi drejt rikthimit të shikimit do të vijojë me durim dhe besim.

Mirënjohje të sinqertë për profesor Rizzon për atë që bëri, si dhe përgëzime për familjen dhe miqtë e Erjonit!

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit