

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar nga paraburgimi i Durrësit drejt burgut të Fierit, me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Transferimi është kryer gjatë ditës së sotme, ndërsa sipas informacioneve paraprake, zhvendosja nuk është bërë me kërkesë të vetë Veliajt. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike arsyet konkrete që kanë çuar në marrjen e këtij vendimi.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit 2025, pas arrestimit të tij në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Lëvizja drejt burgut të Fierit vjen pas reagimit të Veliajt, i cili kundërshtoi transferimin dhe pretendoi se atij dhe avokatit të tij nuk u ishte vënë në dispozicion akti zyrtar që e urdhëronte atë, si dhe arsyet ligjore përkatëse.
Veliaj u ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë për të verifikuar rrethanat e transferimit, të cilin ai e ka cilësuar si politik.
Pritet që institucionet përgjegjëse të japin sqarime lidhur me arsyet dhe bazën ligjore të vendimit për transferimin e kryebashkiakut të Tiranës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






