

TIRANË, 28 Tetor 2026 — Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e menjëhershëm të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës drejt atij të Fierit.
Lëvizja e ish-zyrtarit të lartë është ndërmarrë me urdhër administrativ të vetë Drejtorisë së Burgjeve dhe jo me kërkesë apo iniciativë të mbrojtjes ligjore të Veliajt.
Veliaj qëndronte në qelitë e paraburgimit të Durrësit që prej muajit shkurt të vitit 2025, kur u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Autoritetet e burgjeve nuk kanë bërë ende të ditura motivet zyrtare administrative apo të sigurisë që çuan në ndryshimin e vendqëndrimit të tij.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






